MENU
klinika

La Liga, Java 32

Atletico Madrid konfirmohet forcë e tretë

27.06.2020 - 23:01

Atletico Madrid merr fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe tashmë pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm nuk është problem. Të besuarit e Simeones fituan 2-1 në shtëpi ndaj Alaves.

Nuk ka qenë një shëtitje për Atletico-n, teksa pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Vendasit shënuan golin e parë në minutën e 59’ me anë të Saul. Një gol që cliroi deri diku bardhekuqtë.

Është Diego Costa që cliron më shumë të tijtë në 71’ me anë të një penalltie. 2-0 dhe Atletico qëndron e qetë deri në fund. Goli i Joseleu në 93’ me penallti thjesht do të ngushtonte shifrat, pasi nuk kishte më kohë. Atletico Madrid “blindon” vendin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN