MENU
klinika

3,500 të pushuar nga puna

Covid-19 godet edhe “Cirque du Soleil”

30.06.2020 - 14:40

        Koronavirusi prek gjithashtu edhe Cirkun e Diellit-Cirque du Soleil, që njofton për 3.500 pushime nga puna, për t’i shpëtuar falimentit. Me këtë vendim, “Cirque du Soleil” synon të ristrukturojë borxhin dhe më pas, të vazhdojë t’i magjepsë miliona admiruesit e tij në mbarë botën, me shfaqjet e tij akrobatike, raporton BBC.

Si të gjitha kompanitë argëtuese që janë protagonistë të ngjarjeve të mëdha dhe plot njerëz, edhe ky cirk u përplas me bllokimin dhe ndalimin e aktivitetit, si masa parandaluese  kundër covid-19. Ndalimet që fikën dritat e Broadway-it, të paktën deri në janar 2021, duke bërë që e gjithë industria e argëtimit të zhyten në krizë.

“Gjatë 36 viteve të fundit – thotë Daniel Lamarre – “Cirque du Soleil” ka qenë një organizatë shumë e suksesshme. Me të ardhura zero të lidhura prej mbylljen e detyruar të të gjitha shfaqjeve, menaxhmenti ka vendosur të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur të ardhmen e kompanisë “. Cirku është përballur me pandeminë e peshuar tashmë nga një borxh i fortë i grumbulluar në vitet e fundit, për të financuar një seri blerjesh. Në vitin 2017, u ble “Blue Man Production”, në 2018-ën ndërmarrjen argëtuese për fëmijë “VStar Entertainment Group”. Në vitin 2019, u shtua “Works Enetrtainment” dhe trupa me emrin “Illusionists”.

Kur shpërtheu pandemia, “Cirque du Soleil” kishte vetëm gjashtë nga 44 shfaqje globalisht në Las Vegas, për të cilat ka qenë një institucion me vite. Lindur nga suksesi i disa artistëve të rrugës në Quebec, “Cirque du Soleil” – i kontrolluar nga fondi i kapitalit privat TPG Capital – paraqiti falimentimin në Kanada. Aksionarët kryesorë, bazuar në marrëveshjen e arritur, do të injektojnë 300 milion dollarë likuiditet për “Cirque du Soleil”, për të ristrukturuar dhe lehtësuar rifillimin e aktivitetit, për të ndihmuar punonjësit dhe për të marrë disa nga shpenzimet e kompanisë, përfshirë rimbursimin e biletave të anuluara. Për tifozët e cirkut më të famshëm në botë, falimentimi dhe fundi i një epoke janë një goditje e vështirë për t’u kapërcyer, veçanërisht pas errësirës, kur perdja do të ngrihet sërish.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Komedia e zezë premierë botërore

“Cirku fluturues” konkurron në Estoni