MENU
klinika

U infektua në turneun e tij

Edhe Djokovic del pozitiv me Covid-19

23.06.2020 - 14:14

Novak Djokovic është sportisti i radhës që rezulton pozitiv në testin e Covid-19. Numri 1 i renditjes së ATP-së nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes, teksa bashkë me të, pozitive ka dalë edhe gruaja e tij, Jelena Djokovic.

Sipas asaj që raporton tabloidi serb, Kurir, tenisti i është nënshtruar testeve me të mbërritur në Beograd. Ai dyshohet se e ka marrë virusin gjatë pjesëmarrjes në turneun “Adria Tour”, kompeticion në të cilin rezultuan pozitiv edhe pjesëtarë të tjerë, mes të cilëve tenisti kroat Borna Coric, trajneri bullgar i tenistit, Cristijan Groh dhe trajneri i fitnesit i Djokovic, Marco Panichi.

“Menjëherë pas mbërritjes në Beograd, ne shkuam dhe bëm testimin. Rezultatet e mia dhe të Jelenës ishin pozitiv, ndërsa fëmijët negativ” – konfirmoi Djokovic për mediat serbe.

Pas këtij lajmi, Djokovic pritet të vetëkarantinohet, në mënyrë që të shmang kontaktet me pjesën tjetër të popullsisë. Kjo situatë nuk pritet të ndikojë aspak në karrierën e tenistit, pasi kujtojmë që të gjithë turnetë sportiv janë pezulluar plotësisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Morën Covid-19 në “Adria Tour”

Luajtën me Djokovic në Serbi, infektohen dy tenistë