MENU
klinika

Kampionati i mbyllur

Franca bën prapakthehu, ndeshje edhe me tifozë

20.06.2020 - 12:32

Në Francë janë penduar që kampionatin e mbyllën në tavolinë, duke dhënë verdiktet. Impakti i rikthimit të futbollit në vendet e tjera europiane ishte i madh, saqë Qeveria franceze tani lejon zhvillimin e dy finaleve të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës me tifozë në stadiume.

Në këtë mënyrë, miratohet paraprakisht qëndrimi i 5 mijë tifozëve në stadiume duke respektuar distancën sociale. Kjo iniciativë pritet të zbatohet për ndeshjet PSG-St.Etienne (Kupa e Francës, 24 korrik) dhe PSG-Lyon (Kupa e Ligës, 31 korrik).

Megjithatë, do të pritet ecuria e pandemisë së koronavirusit për të vendosur në 11 korrik përfundimisht nëse këto dy ndeshje do të zhvillohen me apo pa tifozë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në Francë janë dhënë verdiktet

UEFA shtyn Ligue 1 të kthehet në fushën e lojës