MENU
klinika

Nuk ka zbritje nga kategoria

Gjykata e Lartë bën lëmsh Ligue 1 në Francë

09.06.2020 - 16:11

Ligue 1 bëhet lëmsh. Vendimi për të ndërprerë kampionatin dhe dhënë verdiktet në tavolinë, po i kushton shumë federatës franceze. Gjykata e Lartë ka ndërruar vendimin e dhënë nga Liga Franceze e Futbollit për të mbyllur sezonin, që kishte hedhur nga kategoria Amiens dhe Toulouse, duke qenë të fundit në renditjen përfundimtare.

Pasi sezoni 2019-2020 u vendos të mos vazhdonte më pas një sërë diskutimesh dhe polemikash, renditja përfundimtare mbeti ajo e marsit kur kampionati u mbyll për shkak të pandemisë. Kështu, Amiens dhe Toulouse do të jenë, me shumë gjasa, edhe sezonin tjetër në Ligue 1.

Kjo do të thotë që kampionati mund të bëhet me 22 skuadra, pasi Liga në verdiktet e saj caktoi ngjitjen në kategori të skuadrës së parë dhe të dytë në Ligue 2 (Lorient dhe Lens). Edhe ekipi i tretë i renditjes së ngrirë në Ligue 2 (Ajaccio) e ka apeluar vendimin në Gjykatë.

Ndërkohë, tani pritet vendimi për Lyon, që gjithashtu ka apeluar pse është lënë jashtë kupave të Europës, teksa kishte shumë mundësi në javët e mbetura të rikuperonte pozicionin në renditje. Duket se Ligue 1 tani do të vijojë në gjyqe…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në Francë janë dhënë verdiktet

UEFA shtyn Ligue 1 të kthehet në fushën e lojës