MENU
klinika

Shuhet Carlos Ruiz Zafon

“Fjala e shkruar është magjia që hap labirintin e jetës”

19.06.2020 - 17:10

       Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare, shkrimtari katalanas i njohur në gjithë botën, me romanin “Hija e erës”, përkthyer dhe në shqip, Carlos Ruiz Zafon. Shkrimtari ndërroi jetë në Los Angeles, pas 2 viteve lufte me sëmundjen.

Lajmin e hidhur e dha redaktori i tij spanjoll, Planeta. ‘Sot është një ditë shumë e trishtuar, për të gjitha shtëpitë botuese. Në 20 vitet që u takuam dhe punuam së bashku, u krijua një miqësi që tejkaloi marrëdhëniet profesionale’ – shkroi ndër të tjera, Planeta.

Romani i tij “Hija e jetës” është përkthyer në shumë gjuhë, duke u shitur në mbi 15 milion kopje.

Zafon, ishte një ndër arkitektët e letërsisë spanjolle, për romanet që përqëndroheshin në fuqinë pothuajse magjike të letërsisë dhe librave.

Librat e tij të botuar në shqip janë “Hija e erës”, “I burgosuri i qiellit”, “Labirinti i shpirtit”, “Loja e engjëllit” dhe “Marina”.

Lexuesit shqiptarë që e admiruan dhe shijuan letërsinë e tij, janë të shumtë sikur ata në mbarë botën./Konica.al

***

Fjala e shkruar është magjia që hap labirintin e jetës”

“Pëlqej Charles Dickens, sa edhe Stephen King, gjenitë e tregimit. Barcelona ime, është oazi i shpirtit dhe kujtesës, në të mirë e në të keq”

Zafon gjithashtu shkroi, me shumë origjinalitet, libra të bukur për adoleshentët. “Përpiqem të rikrijoj magjinë që meritojnë – tha ai. – Nuk bëj kurrë vlerësime edhe pse ata janë të zgjuar, të shpejtë, nganjëherë shumë më të zgjuar se të rriturit. Ata preken prej rrëfimeve të pastra, të zemrës dhe mendjes, larg nga snobizmi dhe kushtëzimi që ne fitojmë me kalimin e viteve, kur zgjedhjet tona varen nga faktorët socialë.”
Carlos Ruiz Zafo’n

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit