MENU
klinika

Konfirmimi nga UEFA

Liga e Kombeve, datat dhe oraret e Shqipërisë e Kosovës

27.06.2020 - 11:25

Si data ishin përcaktuar, ndërsa UEFA ka konfirmuar oraret dhe kalendarin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Më konkretisht, ato do të luhen në shtator, tetor dhe nëntor.

Disa data janë zhvendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, ashtu sikurse ndodhi me të gjitha kompeticionet e tjera të futbollit. Ekziston mundësia që virusi të shpërthejë sërish frikshëm dhe ta bëjë të pamundur këtë plan, megjithatë UEFA i ka bërë ndryshimet dhe konfirmimet përkatëse, duke mos menduar më të keqen.

Po ju njohim me ndeshjet e Shqipërisë dhe Kosovës, sipas grupit dhe kalendarit të publikur mbrëmë nga qeveria europiane e futbollit. Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në grupin 4 të Ligës C, bashkë me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Nga ana e saj, Kosova do të luajë në grupin 3 të Ligës C me Slloveninë, Greqinë dhe Molodovën. Ja kalendari i plotë i të dyja kombëtareve:

Ndeshja e parë

3 shtator: Moldova-Kosova (20:45)

4 shtator: Bjellorusi-Shqipëri (20:45)

Ndeshja e dytë

6 shtator: Kosova-Greqi (20:45)

7 shtator: Shqipëri-Lituani (20:45)

Ndeshja e tretë

11 tetor: Kazakistan-Shqipëri (15:00)

Kosova-Sllovenia (20:45)

Ndeshja e katërt

14 tetor: Greqia-Kosova (20:45)

Lituani-Shqipëri (20:45)

Ndeshja e pestë

15 nëntor: Shqipëri-Kazakistan (18:00)

Sllovenia-Kosova (20:45)

Ndeshja e gjashtë

18 nëntor: Shqipëria-Bjellorusia (16:00)

Kosova-Moldova (20:45)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”