MENU
klinika

OSCAR

Pandemia bllokon Hollivudin, shtyhet ceremonia më 2021!

16.06.2020 - 10:17

         Akademia e Shkencave dhe Arteve në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se ka shtyrë ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, për më 25 prill të vitit të ardhshëm, nga 28 shkurti kur ishin bërë planifikimet fillestare.

Pandemia ka mbyllur shumë teatro në gjithë botën, si dhe ka ndalur prodhimin e filmave të rinj.

Kjo Akademi ka shtyrë edhe datën e afatit të fundit të dërgimit të filmave që mund të garojnë për këto çmime, nga 31 dhjetori i këtij viti, në 28 shkurt të 2021-ës.

“Shpresa jonë, për shtyrjen e afatit të aplikimit, është që t’iu ofrojmë fleksibilitet regjisorëve në përfundimin e filmave të tyre, pa i ndëshkuar për diçka që është jashtë kontrollit të secilit” – ka thënë presidenti i Akademisë, David Rubin dhe shefja ekzekutvive, Dawn Hudson.

Ndalja e incizimit të filmave, ka shtyrë shumë regjistorë që të pezullojnë planet për publikim të projekteve të tyre këtë vit.

Kjo është vetëm hera e katërt, në historinë 93-vjeçare të ndarjes së këtyre çmimeve, që data e ceremonisë është ndryshuar; më 1938, për shkak të vërshimeve në Llos Angjelles, më 1968, për shkak të vrasjes së liderit për të drejtat civile, Martin Luther King Jr. dhe më 1981, pas tentativës për vrasjen e presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN