MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 30

Partizani vuan në Vlorë, por vlejnë pikët

19.06.2020 - 18:12

Partizani vuan ndaj Flamurtarit në Vlorë, por ajo që ka rëndësi janë pikët dhe këto i ka marrë të plota, duke fituar 2-1. Nga një gol për secilën pjesë çliron të kuqtë pas rezultateve negative. Dy suksese radhazi në dy ndeshjet e fundit bëjnë që kampionët ende në fuqi të konsolidojnë pozitat në renditje, teksa tashmë renditen të pestët.

Partizani ka shfrytëzuar më së miri kalendarin që i erdhi si ndihmë në këto momente të vështira. Pas goleadës ndaj Luftëtarit javën e shkuar, të kuqtë rrëmbejnë sërish tre pikët, por këtë herë rnuk ka qenë e lehtë. Edhe pse i rënë nga kategoria dhe pa objektiva këtë sezon, Flamurtari është munduar t’ia vështirësojë punën Partizanit ditën e sotme.

Bitri do të kalonte kryeqytetasit në avantazh në minutën e 36-të, por gëzimi për të kuqtë nuk do të zgjaste shumë. Vlonjatët befasojnë në kundërsulm Partizanin dhe pas vetëm dy minutash rikthejnë barazpeshën me Oliveiran. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Megjithatë, ishte pikërisht Bardhi ai që do të sillte 3 pikët në pjesën e dytë për demat e kuq, ku me një goditje me kokë në minutën e 67-të mposht portierin kundërshtar dhe i jep fitoren të tijve.

Një fitore kjo që çliron të gjithë në kampin kryeqytetas, njëkohësisht edhe trajnerin Sormani, i cili tashmë merr frymë lirisht pas atyre rezultateve zhgënjyese në krye të ekipit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN