MENU
klinika

Kategoria e Parë

Përmbys sërish Elbasani, i largohet fundit

21.06.2020 - 18:00

Një tjetër përmbysje e Elbasanit në transfertë, duke iu larguar edhe më shumë fundit të renditjes. Verdheblutë fituan 2-1 në fushën e Devollit. Megjithatë, rreziku mbetet ende i pranishëm për Elbasanin.

Një fitore (3-0) mjaft të rëndësishëm ka marrë Turbina ndaj Shënkollit, duke ecur paralel me Elbasanin. Shënkolli është dënuar për të mos luajtur në fushën e vet dhe tashmë rrezikon më shumë se të gjithë rënien.

Hap shumë i madh në shtëpi i Ilirisë së Fushë-Krujës, që me fitoren 2-0 ndaj Orikut, thuajse shpëton rënien nga Kategoria e Parë.

GRUPI B, PLAY-OUT

Iliria-Oriku 2-0

19’ Xhymerti, 73’ Doçi

Devolli-Elbasani 1-2

41′ Kame /45’ Çema, 55′ (p) Nuri

Shënkolli-Turbina 0-3

38′, 66′ Levendi, Santiago 93′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN