MENU
klinika

Pritet hedhja e shortit

Plotësohen 4 ekipet gjysmëfinaliste të Kupës

24.06.2020 - 20:56

Kupa e Shqipërisë njeh gjysmëfinalistin e katërt dhe të fundit. Pas Tiranës, Kukësit dhe Teutës, Bylis pltëson katërshen. Barazim 1-1 në Korçë për mallakastriotët që të shmangnin shtesat dhe të siguronin kualifikimin për më tej. Disfata e 3-të kjo dhe më e rënda për Dajën nga Bylisi, i cili ka fituar dy ndeshjet e fundit me shifrat minimale 1-0.

Juglindorët do të hynin në fushë më kërkues dhe to të shkonin të parët te goli. Rrjeta e tundur nga Mensah në minutë ne 34 jep shpresa për Skënderbeun, duke rihapur sërish çështjen e kualifikimit.

Një penallti do të akordohej nga Jorgji në fundin e së parës, por si rrallë herë në Superiore në momentin kur Mocone shkon të ekzekutojë 11 metërshin, arbitri ndryshon mendje. Një vendim që sjell tension dhe shuan shpresat e ballshiotëve për të barazuar.

Skënderbeu ngulmon për të dyfishuar shifrat edhe në fraksionin e dytë të lojës, por në minutën e 75-të falë këmbënguljes dhe asistit perfekt të Mëllugjës, Malci i jep “knock-out”-in korçarëve. Edhe pse e kërkoi hakmarrjen në fushë, Daja nuk ia doli dot as këtë herë të mposhte Bylisin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në gjysmëfinale do të ketë short

Mësohen 3 ekipe gjysmëfinaliste të Kupës