MENU
klinika

VIDEO/ Nisja e asfaltimit të Bypass-it të Vlorës

Rama: Transformimi epokal për krejt zonën dhe Shqipërinë Turistike 2030

28.06.2020 - 13:44

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga nisja e asfaltimit të Bypass-it të Vlorës i cili do të bashkohet me atë të Fierit nga njëra anë, dhe nga ana tjetër vijon me tunelin e Llogarasë.

Rama thotë se së shpejti do të ketë një transformim epokal për zonën bregdetare të Vlorës dhe jugut, duke hapur edhe sloganin Shqipëria Turistike 2030.

STATUSI NGA EDI RAMA

Ka nisur më në fund edhe asfaltimi në bypass-in e Vlorës??

Janë 29 kilometra të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat (nga Marina në Urën e Shën Elizës) dhe së shpejti edhe me tunelin e Llogarasë, duke bërë të mundur një transformim epokal për krejt zonën, si edhe për Shqipërinë Turistike 2030