Teksa është në proces restaurimi e sipër, ikona “Shën Athanasi i Aleksandrisë” po del në origjinalitet duke shfaqur një cilësi më të lartë artistike.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Margariti, e cila shprehet se, “ikona “Shën Athanasi i Aleksandrisë” vjen nga një kishë në fshatin Skore, Gjirokastër”.
“Vera origjinale është mbuluar nga një shtresë e dytë pikture, realizuar me ngjyra vaji, në fillimet e shek. XX, me një nivel të ulët artistik. Ekzekutimi është bërë mbi vernikun e pikturës së vjetër” – shprehet Margariti.
“Largimi i kësaj shtrese, po zbulon pikturën origjinale,që është e një cilësie më të lartë artistike dhe i takon fillimit të shek. XIX. Më përpara u restauruan dy ikona të tjera nga kjo kishë, që po ashtu ishin ripikturuar në të njëjtën mënyrë” – shpjegoi, Margariti.