MENU
klinika

Ikona e vitit 1835!

Restaurohet “Shën Joan Pagëzori”

10.06.2020 - 11:43

        Qendra muzeore Berat, sapo ka përfunduar ndërhyrjen restauruese të ikonës “Shën Joan Pagëzori” e vitit 1835, që mban firmën e Naum Çetirit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, e cila theksoi se, “pas një muaji pune intensive, ajo i shtohet ekspozimit ikonografik në muzeun “Onufri””.


“Vepra paraqiste shumë problematika, por pas ndërhyrjes u arrit rezultati i dëshiruar, duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës. Ajo pasuron, jo vetëm koleksionin e muzeut “Onufri”, por plotëson kronologjinë në artin e autorëve ikonografë Çetiri” – theksoi, Margariti.

Vepra i shtohet ekspozimit ikonografik në muzeun “Onufri”, pas një ndërhyrje restauruese njëmujore. Ikona paraqiste shume problematika, si: degradim verniku, abrasion të pelikulës piktorike, gufime, dëmtim dhe mungesë grundi, plasaritje të panosë së drurit si dhe depozitime papastërtish të ndryshme.