MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar

Sadiku nuk ndalet së shënuari për Malagën

28.06.2020 - 20:00

Armando Sadiku nuk ndalet së shënuari në Segunda Division me Malagën e tij. Me këtë të fundit ka treguar jo vetëm se është në formë shumë të mirë, por po ndjek me ngulm rekordin e skuadrës në dekadën e fundit.

Klubi ka vuajtur vazhdimisht për një golashënues, edhe pse në radhët e tij kanë luajtur lojtarë me emër si Cazorla apo Isco dhe rezulton se ai që ka shënuar më shumë, ka qenë Rondon me 14 gola në një sezon.

Në ndeshjen kundër Girona-s, Sadiku shënoi në pjesën e dytë të sfidës, që dyfishoi për 2-0. I 13-i gol në këtë kampionat për Malagan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duhet të shënojë edhe 2 gola për rekordin te Malaga.

Duke pasur edhe 6 ndeshje të tjera përpara, për sulmuesin mund të jetë më e thjeshtë që të thyejë këtë rekord, për ta bërë edhe më të paharrueshëm qëndrimin në klubin në fjalë që me shumë mundësi nuk do të zgjatë pas verës. Ndërkohë, Malaga është shumë pranë mbijetesës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Realizoi të 12-in këtë sezon

Sadiku nuk ndalet, -3 gola nga rekordi