MENU
klinika

FIGC zyrtarizon edhe për të huazuarit

Serie A vendos për lojtarët që u mbaron kontrata

23.06.2020 - 11:45

Serie A ka zyrtarizuar kohëzgjatjen e të gjithë atyre futbollistëve që u mbaron kontrata më 30 qershor ose të atyre që janë të huazuar deri në këtë datë. Federata italiane në një njoftim zyrtar sqaron se kjo kategori e futbollistëve mund të luajnë deri më 31 gusht 2020.

Megjithatë, pavarësisht dhënies së dritës jeshile, futbollistëve që u mbaron kontrata më 30 qershor, duhet të gjejnë akordin patjetër me klubin, ndërkohë që federata do japë miratimin për çdo marrëveshje. Mund të përmendin rastin e Callejon te Napoli, i cili pas ngritjes së trofeut të Kupës së Italisë deklaronte se kjo mund të ishte ndeshja e fundit me fanellën e kaltër.

Por me këtë ndryshim, ai mund të luajë jo vetëm në korrik, por edhe në gusht në Ligën e Kampioneve. Janë mbi 30 lojtarë në Serie A që u përfundon kontrata në fund të këtij muaji. Ndërkohë, për futbollistët e huazuar do të ketë një marrëveshje të re mes klubeve, në mënyrë që të lejohen deri më 31 gusht. Më 1 shtator skadojnë këto marrëveshje dhe po atë ditë nis merkatoja për sezonin e ri, që do të vijojë deri më 5 tetor.

Sezoni i ri i Serie A mendohet të nisë më 12 shtator, por ende nuk është zyrtarizuar. Do të ketë sërish ngjeshje të ndeshjeve edhe në sezonin e ardhshëm, pasi Serie A duhet të përfundojë deri më 20 maj 2021, për t’u dhënë mundësinë futbollistëve të bëhen gati për Europianin në qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN