MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 31

Tirana përmbys në Korçë, titulli edhe më afër

28.06.2020 - 21:00

Tirana ka vuajtur jo pak në Korçë përballë Skënderbeut, por ishte Ngoo që me dy golat e tij në pjesën e dytë përmbysi 2-1 dhe qetësoi skuadrën e tij. Bardheblutë qëndrojnë sërish 9 pikë para Kukësit të vendit të dytë, kur mbeten edhe 5 javë.

Ndeshja nisi keq për Tiranën, teksa Mensah realizoi që në minutën e nëntë. Skënderbeu luajti mirë ne pjesën e parë, teksa mund të kishte ndëshkuar edhe me një gol tjetër. Gjithsesi, e para mbyllet 0-1.

Në të dytën miqtë nga kryeqyteti rritin ritmin dhe në minutën e 71-të vjen golin e barazimit me Ngoo. Po ky sulmues pas 6 minutash do të shënonte edhe golin e dytë personal dhe përmbysjes së shifrave.

Skënderbeu është i pafuqishëm, ndërsa Tirana duhet të kishte shënuar të paktën edhe një gol tjetër. Megjithatë, mbyllet 1-2, me Tiranën që thuajse prek titullin, ndërsa Skënderbeu rrëshket i pesti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 31

Kukësi nuk gabon, Teuta fundos Vllazninë