MENU
klinika

Serie A, Java 28

Triumfon Milan, Champions utopi për Romën

28.06.2020 - 18:16

Milan ka marrë fitoren e dytë radhazi dhe tashmë e sheh veten në Europa League për momentin, në vendin e shtatë, por meqë Napoli ka fituar Kupën, kuqezinjtë shkojnë në Europë. Milan fitoi 2-0 në “San Siro” ndaj Romës.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, me miqtë që ishin disi më të rrezikshëm. Orari i zgjedhur për këtë supertakim ka ngjallur jo pak polemika, duke qenë se në “San Siro” temperatura prekën 33 gradë celcius.

Është Rebic në pjesën e dytë që kalon vendasit në avantazh kur po regjistrohej minuta e 76-të. Roma hidhet e gjitha në sulm për të shmangur humbjen, por e pëson në 89’. Calhanoglu realizon golin e dytë dhe të sigurisë me penallti. Roma mbetet shumë larg zonës Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN