MENU
klinika

La Liga, Java 31

Vinicius-Ramos, Real Madrid rimerr kreun

24.06.2020 - 23:00

Real Madrid nuk ka gabuar përballë Mallorca-s në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, duke fituar 2-0 dhe rimarrë kështu kreun e renditjes, edhe pse me pikë të barabarta me Barcelonën, që fitoi një natë më parë.

19 minuta i kanë mjaftuar Real Madrid-it për të kaluar në avantazh kundër Mallorcas. Madrilenët kanë gjetur golin me Vinicius, i cili ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur. Një pjesë e meritës i shkon dhe Modric, për asistin e mrekullueshëm të dhënë për brazilianin.

Real Madrid ka dyfishuar në minutën e 56-të. Autori i golit ishte Sergio Ramos, i cili ka realizuar një gol të rrallë. Zakonisht e kemi parë të shënojë me kokë ose me penallti, por këtë herë kapiteni i Real-it ka dashur të tregojë aftësitë e tij me goditjet e dënimit. Rezultati ka qenë një sukses! Mjafton 2-0 për të udhëhequr La Liga-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN