MENU
klinika

Lëvizja e mundshme

As Argjentina dhe as Juve, City merr Messin!

06.07.2020 - 15:08

Zërave për largimin e Lionel Messit nga Barcelona në vitin 2021 i është shtuar një kapitull i tretë. Megjithë deklaratës së fundit të presidentit Bartomeu se Messi do ta mbyll karrierën i veshur blaugrana, thashethemet vazhdojnë për lamtumirën e mundshme.

Sipas talkSPORT, në veçanti, skuadra në pole position dhe më e avantazhuar, deri më tani, është Manchester City i Khaldoon Al Mubarak, i gatshëm për të mbuluar yllin argjentinas me ar.

Manchester City, sigurisht nëse nuk do të përjashtohej nga Champions League, do të ishte gati që të paguante rreth 50 milionë euro në sezon për yllin argjentinas me një kontratë për 3 vjet. Kjo lëvizje mund të bënte që edhe Pep Guardiola të qëndronte te City dhe natyrisht skuadrave të bëhej një makinë fituese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anglezi i do tek Inter Miami

Beckham merr në ekip Messin e Ronaldon?