MENU
klinika

Serie A, Java 30

Atalanta fiton me vuajtje, tani -1 pikë nga Inter

05.07.2020 - 20:42

Atalanta ka marrë fitoren e radhës në Serie A, e 11-a radhazi, pasi ka mundur 1-0 në transfertë Cagliari-n. Ndeshja e luajtur në Sardegna Arena është vendosur nga një penallti e Muriel në minutën e 27-të. Bergamaskët janë në vendin e katërt me 63 pikë, vetëm një larg Inter-it të vendit të tretë. Cagliari mbetet në vendin e 11-të me 39 pikë.

Brescia ka mundur 2-0 në shtëpi Verona-n e Kumbullës dhe Rrahmani-t, duke u kthyer te fitorja në kampionat pas 14 ndeshjesh. Goli i parë i vendasve është realizuar nga Papetti në minutën e 52-të.

Asisti është dhënë nga talenti Sandro Tonali, i cili është lojtari më i ri në pesë kampionatet kryesore të Europës që ka dhënë më shumë se 5 asiste (6) në këtë sezon. Donnarumma ka fiksuar shifrat në 2-0 në minutën e 96-të. Kjo fitore e ka ndihmuar Brescia-n të ngjitet në vendin e parafundit në renditje me 21 pikë, pesë larg mbijetesës. Verona ka humbur një mundësi për t’iu afruar më shumë zonës europiane.

Kthehet te torja pas dy humbjesh radhazi Fiorentina, që ka mposhtur në transfertë 2-1 Parma-n. Heroi i ekipit vjollcë kas qenë Pulgar, autor i dy golave me penallti. Edhe goli i verdhebluve ka ardhur nga pika e bardhë, i realizuar nga Kuçka.

Fitore bindëse 3-0 për Sampdoria-n kundër Spal-it. Dy dola të Linetty-t dhe një i Gabbiadini-t i kanë dhuruar 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën skuadrë së Ranier-it. Sulmuesi i bardhebluve ka shënuar me një goditje dënimi magjike, duke u bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola nga goditjet e dënimit (6) në Serie A që nga sezoni 2013-14, po aq sa Andrea Pirlo.

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshja mes Udinese-s dhe Genoa-s. Një befasi e vërtetë për bardhezinjtë që kanë qenë në avantazh 2-1 deri në minutën e 97-të kur kuqeblutë kanë gjetur golin e barazimit me Pinamonti-n, i cili ka shënuar pasi ka humbur një penallti.