MENU
klinika

Premier League, Java 33

City pëson humbje historike me Guardiola-n

05.07.2020 - 21:03

Southampton ka marrë një fitore befasuese 1-0 në shtëpi kundër Manchester City-t në javën e 33-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në St Mary’s Stadium është vendosur nga një gol i jashtëzakonshëm i Adams në minutën e 16-të, që ka qenë edhe i pari në karrierën e 23-vjeçarit në Premier League.

Një gol që i ka shkaktuar City-t edhe humbjen e tretë radhazi në transfertë në kampionat, gjë që nuk ndodhte që nga prilli i 2015-ës nën drejtimin e Manuel Pellegrini-t.

Gjithashtu, për herën e parë në karrierën e tij si trajner, Pep Guardiola ka humbur tri transferta radhazi në një kampionat. Një humbje që nuk ndikon në renditje, pasi City tashmë e ka “blinduar” vendin e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN