MENU
klinika

Pastaj do të largohet me kokën lart

Do ta shpëtojë Evropën? Kjo është përpjekja e fundit e Merkelit…

18.07.2020 - 16:54

Gjashtë muaj më parë, pas 14 vjetësh në pushtet, kancelarja gjermane Angela Merkel dukej se po binte.

Qeveria e saj e koalicionit kishte probleme. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ishte aq i fragmentuar si kurrë më parë, dhe shqetësimet për shëndetin e Merkel ngjallën zëra se ajo mund të detyrohej t’i lironte karrigeb një pasardhësi edhe para lëvizjes së saj të planifikuar për t’u larguar vitin e ardhshëm.

Tani, menaxhimi i krizës COVID-19 në Gjermani ka ndikuar në imazhin e saj brenda dhe jashtë vendit. Çfarë do të thotë kjo për trashëgiminë e saj politike?

Koha e gjatë e Merkel tregon që suksesi i Gjermanisë në menaxhimin e shpërthimit, të paktën pjesërisht i atribuohet sjelljes së kancelares dhe stilit të saj të udhëheqjes.

Merkel ka qenë prej kohësh e njohur për qasjen e saj të kujdesshme, analitike dhe të matur për zgjidhjen e problemeve.

Kur COVID-19 filloi të prekte Evropën, Merkel mblodhi një ekip pune të përbërë nga njerëz shumë të përgattitur. Dhe funksionoi.

Gjermania pati një nga skemat më efikase të testimit dhe gjurmimit në botë.

Ndaj 82 përqind e gjermanëve tani thonë se ajo ka bërë një punë të mirë kundër COVID-19.

Si do ta përdorë Merkel këtë moment?

Gjermania tani merr përsipër presidencën e radhës të Bashkimit Evropian për një mandat gjashtëmujor.

Merkel tha kohët e fundit se “kohërat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme,” duke braktisur qasjen e saj zakonisht të kujdesshme.

Së bashku me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ajo ka bërë thirrje për një fond shpëtimi prej 750 miliardë eurosh për bllokun, pjesa më e madhe e të cilit do të merrte hua nga tregjet financiare dhe do të jepej si grante më shumë sesa kredi.

Kjo është një masë e jashtëzakonshme për qeverinë gjermane zakonisht kursimtare (vendet e tjera të Evropës Veriore, të tilla si Austri dhe Hollanda, kundërshtojnë akoma).

“Që Evropa të mbijetojë,” tha Merkel kohët e fundit, “ekonomia e saj duhet të mbijetojë.”

Në të vërtetë, duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë së Gjermanisë, ajo është më e madhja në eurozonë, përbën më shumë se një të katërtën e prodhimit ekonomik të bllokut, dhe faktin që Banka Federale Gjermane është banka qendrore më e fuqishme në Evropë, bashkëpunimi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për çdo plan të BE-së.

Nëse Merkel e ndalon përçarjen e BE-së, do të ishte një trashëgimi e jashtëzakonshme për një lidere si ajo.

Kujtoni krizën evropiane të borxhit në 2009, ku Merkel këmbënguli se vendet me borxh të lartë si Greqia dhe Spanja duhet të vendosin masa të ashpra shtrënguese.  Pavarësisht se e zbuti përfundimisht qëndrimin e saj, qasja e Merkel shkaktoi pakënaqësi.

Në mënyrë të ngjashme, trajtimi i Merkel për krizën e refugjatëve në Evropë në vitin 2015, ndihmoi në rritjen e populistëve të krahut të djathtë dhe Euroskeptikëve në MB, Itali, Hungari, Poloni dhe Spanjë.

Ç’ do të ndodhë tani?

Ndërsa problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia përkeqësohen në muajt në vazhdim, Merkel me siguri do ta ndërpresë punën e saj.

Por tani që ajo është “rikthyer”, a mund të jetë kjo nisma e saj e fundit për të shpëtuar Evropën?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë ndihmë për vendet e Evropës...

A po tregohet egoiste Gjermania?


Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”

Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin