MENU
klinika

Shifër rekord në Formula 1

Hamilton kërkon 40 mln dollarë për të rinovuar

02.07.2020 - 13:56

Orë intensive te Mercedes. Skuadra britanike po përgatitet për detajet e fundit në prag të garës hapëse të Formula 1, ndërkohë që kjo nuk është çështja e që po diskutohet. Gjashtë herë kampioni i Botës, Lewis Hamilton është futur në vitin e fundit të kontratës dhe gjasat janë që qëndrimi të zgjatet edhe më shumë.

Detajet nuk bëhen ende publike, por mediat aludojnë se britaniku do të pranonte të qëndronte në drejtimin e një Mercedes në rast se do t’i ofroheshin 40 milionë dollarë në vit. Shifër mjaft e lartë kjo edhe për një ekip lider si Mercedes, që gjatë kësaj periudhe ka pësuar humbje të mëdha.

Gjithsesi, të dy palët pretendojnë se janë pranë arritjes së një marrëveshje. Në rast se akordi arrihet, Hamilton do të shndërrohej në sportistin më të paguar britanik dhe do të shtonte akoma dhe më shumë pasurinë e tij të vlerësuar rreth 224 milionë dollarësh.

Interes për Hamilton kishte shfaqur edhe Ferrari, që e konsideronte 35-vjeçarin si partnerin ideal për Charles Leclerc. Megjithatë, firma me Carlos Sainz i zbehu shpresat që 6 herë kampioni i Botës të drejton “kokëkuqen” duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formula 1, drejtori sportiv i Mercedes

“Botërorin 2020 nuk e fiton makina më e shpejtë”