MENU
klinika

Shpëtoni veten dhe të tjerët

Ja si të përgatisni një deodorant 100% natyral

11.07.2020 - 07:05

1.Deodorant me rozmarinë dhe uthull molle
Rozmarina është një erëz që u jep një shije të veçantë gatimeve të ndryshme pa harruar të përmendim aromën e saj ndjellëse. N.q.s e bashkoni me uthullën e mollës do të krijoni një deodorant natyral, i cili neutralizon erën e djersës dhe në të njëjtën kohë, ndihmon për të rregulluar pH-in e lëkurës.
Përbërësit: 1 gotë çaj rozmarine (150 ml), 150 ml uthull molle dhe një shishe qelqi. Për të përgatitur çajin e rozmarinës, mjafton të grimconi gjethet e saj dhe ta zieni me një gotë uji të ftohtë.

Në fund duhet ta filtroni mirë dhe bashkojeni me uthullën e mollës. Tundeni mirë përzierjen dhe hidheni tek shishja e qelqit. Shishja duhet mbajtur për 10 ditë në një vend të ftohtë dhe të errët. Pasi të kalojë kjo periudhë përdoreni sipas dëshirës.

2.Deodorant me xhel aloe vera dhe lëng limoni
Aloe Vera është një bimë medicinale që përdoret prej vitesh për të trajtuar problemet e lëkurës. Vetitë e saj anti-bakteriale dhe hidratuese, kombinuar me përbërësit e dobishëm dhe acidet natyrale të limonit eleminojnë erën e keqe nga sqetullat duke iu dhënë vazhdimisht ndjesinë e freskisë.

Përbërësit: 3 lugë gjelle xhel aloe vera, 2 lugë gjelle lëng limoni, 100 ml ujë trëndafili dhe 1 lugë gjelle vaj esencial bajamesh. Shtoni xhelin e aloe veras dhe lëngu e limonit në një tas dhe përziejini me mikser që të shpërbëhet plotësisht xheli i aloe veras. Më pas shtoni vajin e bajameve dhe ujin e trëndafilit. Sipas dëshirës mund të hidhni ose jo glicerinë. Përdorni këtë deodorant sa herë të keni nevojë.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”