MENU
klinika

Sarajevo Film Festival

Kosova, me 2 filma në festivalin më të madh, pas Berlinales

23.07.2020 - 15:58

       Kinemaja kosovare vazhdon të jetë pjesëmarrëse në shumë prej kompeticioneve ballkanike dhe me gjerë, të filmit. Çmimet vlerësuese për cilësinë artistike, origjinalitetin dhe trajtimin e plagëve shoqërore, kanë shoqëruar çdo herë filmat me autorët shqiptarë të Kosovës.

“Galaktika e Andromedës”, filmi debutues nga More Raça dhe “Exil” nga Visar Morina, do të jenë pjesë e kategorisë kryesore në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Sarajevës, që do të mbahet nga data 14 deri më 21 gusht.

Më rastin e publikimit të programit të Festivalit të Sarajevës, ministrja e Kulturës në Kosovë, Dumoshi, ka përcjellë fjalën përshëndetëse për regjisorët dhe ekipet e realizuese, përmes një videotelefonate të përbashkët.

“Më gëzoi lajmi, që dy filmat: “Galaktika e Andromedës” nga More Raça, si dhe “Exil” nga Visar Morina, do të jenë pjesë e kategorisë kryesore të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Uroj nga zemra, dy regjisorët kosovarë dhe ekipet realizuese të të dy filmave, për këtë arritje të rëndësishme për ta si regjisorë dhe për kulturën e Kosovës, në përgjithësi.

Pata nderin që si ministre e Kulturës, të jem pjesë e premierës evropiane të filmit “Exil” në festivalin e madh të filmit, Berlinale, në shkurt të këtij viti dhe i gëzohem premierës rajonale të këtyre dy filmave, hap tjetër i rëndësishëm për promovimin tonë kulturor.

Kjo do të jetë premierë e rëndësishme për regjisoren e re More Raça. “Galaktika e Andromedës”, filmi im i parë i metrazhit të gjatë në festivalin prestigjioz, prej më të mëdhenjëve në rajon, Sarajevo Film Festival, lajm shumë i gëzueshëm për mua si autore dhe për ekipin e filmit. Uroj gjithë ekipin realizues për këtë sukses të madh” – u shpreh regjisorja, More Raça.

Ndërsa për “Exil”, që kishte premierën botërore në festivalin e madh të “Sundance” në SHBA, si dhe atë evropiane në Berlinale, në shkurt të këtij viti, kjo do të jetë premiera rajonale e filmit nga regjisori kosovar, Visar Morina.

Në filmin “Galaktika e Andromedës”, në rrolet kryesore luajnë: Sunaj Raça, Juli Emiri, Elda Jashari, Avni Dalipi, dhe Don Raça. Filmi me producent Sunaj Raçën është bashkëprodhim i Kosovës me Spanjën.

Të dy filmat, janë financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale