MENU
klinika

Fotoja që flet vetë

Kumbulla, Tare bisedon me presidentin e Verona-s

26.07.2020 - 18:59

Fjalët nuk janë dëgjuar, por me sguri që një nga temat që kanë folur në ato pak minuta së bashku me siguri që ka qenë e ardhmja e Marash Kumbullës, i cili po i mungon Veronës në këto ndeshje të fundit si I dëmtuar.

Fjala është për bisedën mes dy personazheve të njohur. Drejtori i Lazios, Igli Tare, është kapur nga mediat italiane duke biseduar me presidentin e Verona-s, Maurizio Setti, në fushën e veronezëve përpara se të nisë takimi Verona-Lazio.

Setti deklaroi përpara disa ditësh se e ardhmja e 20-vjeçarit shqiptar do të vendoset pas 10-15 ditësh. Ai shtoi gjithashtu se Lazio është favorite për ta blerë Kumbullën, por duhet të mundë në garë Interin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv.trajneri i Kombëtares për talentin shqiptar

“Kumbulla, më mirë te Lazio ose Inter se sa te Juve”