MENU
klinika

Premier League, Java 36

Leicester qëndron fort në zonën Champions

16.07.2020 - 20:00

Leicester City mban fort vendin e katërt në Premier League pas fitores së fundit në shtëpi 2-0 ndaj Sheffield United. Një sukses që dërgon në Champions League ekipin e “Dhelprave” në sezonin e ri.

Leicester shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Në të parën ishte Perez në 29’ që mbylli fraksionin e parë në 1-0, duke lënë të hapur ndeshjen.

Golin e sigurisë e shënoi Gray në 79’, vetëm 3 minuta pasi kishte hyrë në fushë. Nuk realizoi Vardy, por që gjithsesi mban kryesimin e goleadorëve në Premier League me 23 gola, 3 më shumë se Aubameyang.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN