MENU
klinika

Gara e Hungarisë

Mercedes vijon dominimin, Ferrari jep “shenja jete”

17.07.2020 - 15:54

Mercedes vijon dominimin edhe në garën e tretë të Formula 1, të paktën në provat e lira. Lewis Hamilton është vendosur para të gjithëve në seancën e parë të praktikës në Budapest. Me 1’16”003 piloti britanik doli përpara shokut të tij të skuadrës Valtteri Bottas me +086 të qindtat më shumë.

Më pas u renditën dy makinat Racing Point,  Sergio Perez dhe Lance Stroll. Ferrari përmirësohet dukshëm në krahasim me dy garat e para. Sebastian Vettel u rendit i gjashti, 1 sekondë më shumë nga Hamilton, ndërsa menjëherë pas pilotit gjerman u rendit shoku i skuadrës Charles Leclerc.

Në sesionin e dytë të provave, Vettel u rendit para të gjithëve, por këtu ndikoi shiu, pasi gjermani e bëri 1 minutën e 40 sekonda, 23 sekonda më shumë se sa në sesionin e parë. Gjithsesi, një tregues që bën favorit makinën Ferrari nëse të dielën në garë do të ketë shi.

Makinat Mercedes nuk rrezikuan në seancën e dytë të provave, me Hamilton që bëri vetëm një xhiro, ndërsa Bottas 5, por dha kohën e dytë më të mirë, pas Vettel. Të shtunën në orën 15:00 do të jetë gara për pole-position, ndërsa të dielën në orën 15:10 starton gara e Hungaroringut, e treta në këtë sezon të pazakontë, që po zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjermani vështirë të pranojë

Vettel merr ofertën nga skuderia e Formula 1