MENU
klinika

Duka për Hysajn

“Në formë të shkëlqyer, kemi nevojë për klasin e tij”

26.07.2020 - 17:23

Edhe pse ka shënuar për Napolin, Elseid Hysaj ka gëzuar të gjithë tifozët shqiptarë, kjo edhe për faktin se ishte goli i tij i parë në Serie A. Shkodrani ishte një nga më të spikaturit në fushë dhe për këtë ka marrë urime nga shumë vetë.

Nuk mund të mungonte urimi i Presidenti i Federatës Shiptare të Futbollit, Armand Duka, që në profilin e tij në “Facebook”, i thur elozhe shkodranit dhe e quan atë një lojtar mjaft të dobishëm në radhët e skuadrës kuqezi.

“I lumtur për golin e parë me Napolin në Serie A të Elseid Hysajt! Një realizim i shkëlqyer nga mbrojtësi shkodran, që ndihmoi skuadrën të merrte atë fitore 2-0 ndaj Sassuolos.

Më vjen mirë që e pashë në formë të shkëlqyer dhe uroj të vazhdojë kështu, sepse në shtator Kombëtarja shqiptare nis aventurën e saj në Nations League dhe kuqezinjtë do të kenë nevojë edhe për klasin e tij! Edhe një herë, shumë urime Elseid Hysaj!” – shkruan Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN