MENU
klinika

Realizon kapiteni kuqezi

Pesë vjet pritje, Hysaj gjen golin e parë në Serie A

25.07.2020 - 21:08

Pas golit me Kombëtaren shqiptare ndaj Islandës, Elseid Hysaj më në fund zhbllokohet edhe në Serie A. Pesë vjet pritje për një gol, kapiteni kuqezi në delir me rrjetën e shënuar pak më parë.

Mbrojtësi i Napolit gjeti rrugën e rrjetës pas një insistimi në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin mik të Sassuolos. Shkodrani ia shpërblen më së miri besimin trajnerin Gattuso.

Hysaj flitet se do të largohet, por me aktivizimin kohët e fundit, por sidomos edhe pas golit që shënoi sonte, gjërat mund të marrin rrjedhë tjetër. Një gol që do të mbahet mend gjatë. Dedikimi është për djalin e tij, e ka deklaruar shumë kohë para se të shënojë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


De Biasi për kapitenin e Kombëtares

“Sikur të kisha pasur 10 lojtarë si Hysaj”