MENU
klinika

La Liga, Java 36

Sevilla nuk i ndahet Atleticos për vendin e tretë

12.07.2020 - 23:01

Katër fitore radhazi të Sevilla-s, e fundit sonte në shtëpi 2-0 ndaj Mallorca-s. Një sukses që mban Sevilla-n në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Atletico Madrid të vendit të tretë.

Vendasit shënuan nga një gol për secilën pjesë loje. Në të parën ishte Ocampus që fiksoi shifrat për 1-0 në minutën e 41’. Ai shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në të dytën Mallorca kërkoi të barazonte, por Sevilla e ndëshkon në minutën e 84-t me En Nesyri. Vendasit mbajnë deri në fund avantazhin e dy golave. Me këtë sukses, Sevilla siguron matematikisht pjesëmarrjen në Champions League, edhe nëse hum btë dy ndeshjet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN