MENU
klinika

Humbi 27 kg

Si Covid-19 shkatërroi një sportist me kaq muskuj

02.07.2020 - 11:11

Shumë njerëz ende nuk e marrin seriozisht infektimin nga Covid-19, madje ka edhe nga ata që nuk i besojnë fare se ekziston një virus kaq i rrezikshëm. Por fotot e Ahmad Ayyad tregojnë të kundërtën.

Fotot e tij janë bërë shumë “virale” në SHBA e më gjerë. Sportisti, që jeton në Washington, u infektua nga Covid-19 dhe mjekët në spitalin “John Hopkins” duhej ta fusnin në gjendje kome dhe ta lidhnin atë me një respirator. Për plot 25 ditë, 40- vjeçari i fuqishëm fizikisht luftoi me virusin, derisa ia doli me vështirësi të jashtëzakonshme.

Ai, para se të sfidonte koronavirusin, garoi në vrapimet me pengesa dhe pastaj u mor me basketboll e boks. Sa ishte i intubuar, Ahmad Ayyad humbi deri në 27 kilogramë dhe pësoi dëme serioze në mushkëri e zemër. Gjatë 25 ditëve që kaloi në gjendje kome, të stimuluar nga mjekët, jeta dhe vdekja ishin fare pranë.

“Ju mendoni se është një grip i ekzagjeruar dhe nuk ju bën asgjë…E keni shumë gabim, unë e provova vetë se për çfarë tmerri po flasim, – shpjegoi 40-vjeçari për “WMAR 2 Neës”, para se të zbulonte se si ishte tjetërsuar kur u zgjua nga koma. Trupi i tij nuk ishte si më parë, as në peshë dhe as në muskuj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i “Tokyo 2020”: Olimpiada në rrezik edhe në 2021

“Bota të bashkojë forcat për vaksinën ndaj COVID-19”