MENU
klinika

Ja përgjigjia që po mundon të gjithë

Vezë të bardha apo vezë kafe, cilat janë më të shëndetshme?

24.07.2020 - 07:15

Ashtu si në rastin e bukës kafe, sheqerit kaf apo orizit kaf, njerëzit janë të prirur gjerësisht të besojnë se ushqimet me ngjyrën kafe janë më të shëndetshme se pjesa tjetër.

Por a vlen kjo teori edhe për vezët me të njëjtën ngjyrë? Mesa duket jo.

Sipas nutricionistëve, ky është një keqkuptim i madh dhe në të vërtetë, nuk ka asnjë diferencë mes vezëve ngjyrë kafe dhe atyre të bardha.

Diferencën e vërtetë në vlerat ushqyese të vezëve në fakt e bëjnë të tjerë faktorë që nuk identifikohen dot me sy.

Ngjyra e vezës varet nga raca e pulave dhe pigmentet që ato prodhojnë ndërkohë që zënë vezët: kjo është arsyeja përse kemi vezë kafe, të bardha e madje dhe blu në të gjelbër.

Ndërsa vlerat ushqyese, përcaktohen vetëm nga ushqimi që pula konsumon, mënyra si ajo rritet dhe freskia e vezëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN