MENU
klinika

Monstra që iu mori jetën 51 personave, përballet me familjarët e viktimave

“Donte të vriste sa më shumë myslimanë e të digjte xhamitë”

24.08.2020 - 12:18

Personi që shkaktoi 51 viktima në dy xhami në Zelandën e Re në vitin 2019 kishte në plan të sulmonte edhe një xhami të tretë, raporton BBC.

Brenton Tarrant planifikoi të digjte xhamitë, në mënyrë që të “shkaktonte sa më shumë viktima”.

Tarrant, 29 vjeç, mund të dënohet me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirie- një dënim që nuk është dhënë kurrë më parë në Zelandën e Re.

Ai u përball me të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave në gjykatë të hënën.

“Ju i dhatë vetes të drejtën për të vrarë 51 njerëz të pafajshëm

Krimi i tyre i vetëm për ju, ishte fakti që ata ishin muslimanë,” tha Maysoon Salama, djali i njerit prej viktimave.

Në sulmin e parë ai shkoi në xhaminë Al Noor, duke qëlluar njerëzit që kishin marrë pjesë në lutjet e së premtes.

Ai më pas përshkoi rreth 5 km (3 milje) në xhaminë e Linwood, duke shkaktuar më shumë viktima.

Sulmi shkaktoi shok në të gjithë botën dhe bëri që Zelanda e Re tw ndryshonte ligjet për sa i përket përdorimit të armëve.

Seanca dëgjimore e cila do të zgjasë katër ditë, filloi të hënën në mëngjes në Christchurch.

I veshur me rroba burgu gri dhe i rrethuar nga tre oficerë të policisë, i akuzuari raportohet se ka qëndruar i heshtur, herë pas here duke vështruar rreth dhomës ku ishin ulur të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave.

Prokurori Barnaby Hawes i tha gjykatës se i akuzuari e kishte planifikuar sulmin rreth një viti më parë dhe qëllimi i tij ishte të “shkaktonte sa më shumë viktima që të ishte e mundur”.

Ai mblodhi informacione për xhamitë në Zelandën e Re – duke studiuar çdo detaj, me qëllim që të sulmonte kur xhamia të ishte e mbushur me besimtarë.

Në muajt para sulmit, 29-vjeçari australian udhëtoi për në Christchurch dhe vëzhgoi me dron objektivin e tij kryesor, xhaminë Al Noor.

Ai gjithashtu planifikoi të kryente sulm edhe në xhaminë Ashburton, përveç xhamisë Al Noor dhe Qendrës Islamike të Linwood, por u arrestua ndërsa ishte duke shkuar për në xhaminë e tretë.

Në ditën e sulmit, ai qëlloi njerëz në rrugë të cilët po përpiqeshin të shpëtonin nga xhamia Al Noor.

Ai i tha policisë pas arrestimit se plani i tij ishte të digjte xhamitë pas sulmit të tij, dhe se dëshironte ta kishte bërë një gjë të tillë.

Ai do të dënohet me 17 vite burg, por Cameron Mander, gjykatësi i Gjykatës së Lartë që kryeson çështjen, ka fuqinë ta dënojë me burgim të përjetshëm.

Më shumë se 60 njerëz do të dëshmojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Imami i Xhamisë Al-Noor, Gamal Fouda, i cili ishte i pari që dëshmoi, iu drejtua Tarrat, duke e quajtur atë si “dikë që kishte humbur arsyen dhe logjikën”

Djali i viktimës Ashraf Ali, tha se ai po vuante ende traumën e krimit. Ndër viktimat e tjera ishin:

Mucaad Ibrahim, tre vjeç.

Abdukadir Elmi, 70 vjeç, nga Somalia i cili i kishte mbijetuar një lufte civile.

Naeem Rashid, me origjinë nga Pakistani, i cili u qëllua ndërsa po përpiqej shpëtonte.

Hosne Ara, e cila u vra ndërsa po kërkonte burrin e saj që ishte në karrocë, i cili arriti të mbijetonte.

Disa të afërm të viktimave udhëtuan nga jashtë dhe qëndruan dy javë në karantinë vetëm për të marrë pjesë në seancën dëgjimore.

Kryeministrja Jacinda Ardern ka thënë se do të jetë një javë e vështirë për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave.

“Unë nuk mendoj se ka diçka që mund të lehtësojë dhimbjen e familjarëve, deklaroi ajo.

Më pak se një muaj pas të shtënave, Parlamenti i Zelandës së Re votoi me 119 vota pro dhe 1 kundër reformat që ndalojnë armët gjysmë automatike të stilit ushtarak, si dhe pjesët që mund të përdoren për ndërtimin e armëve të zjarrit.