MENU
klinika

Nuk njeh limite

Ibrahimovic vendos dy rekorde në Serie A

03.08.2020 - 16:12

Zlatan Ibrahimovic vendos rekorde jo vetëm me numrin e ndeshjeve dhe golat që shënon, por edhe me moshën e tij. Me golin e realizuar ndaj Cagliarit, sulmuesi suedez e mbylli në kuotën e 10 golave këtë sezon. Pikërisht kjo shifër e bën unik Ibrën, pasi është lojtari më i vjetër që realizon 10 ose më shumë gola gjatë një sezoni.

Me  38 vjeç e 302 ditë, Ibrahimovic kalon Silvio Piolan me 38 vjec e 127 ditë. Gjithashtu edhe Pietro Ferraris, Luca Tonin dhe Fabio Quaglirrellan. Gjiganti i Milanit erdhi në janar dhe me 10 gola dhe 5 asistet e tij arriti ta fusë ekipin kuqezi në Europa League.

Por nuk mbarojnë këtu rekordet e Ibrahimovic. Ai në ndeshjen e fundit shënoi golin e 51-të me Milanin, për t’u bërë futbollisti i parë që e arrin këtë kuotë me dy ekipet rivale, Inter dhe Milan. Nëse do të kishte realizuar edhe penalltinë me Cagliarin, peshorja do të anonte nga kuqezinjtë.

38 vjeçari ka shënuar 552 gola në 934 ndeshje në karrierë, ndërsa nga lojtarët aktivë vetëm Messi e Ronaldo kanë shënuar më shumë. Por Ibra nuk ndalet, gjasat janë që ai të luajë edhe një sezon tjetër në Itali me Milanin, përpara se të pensionohet në Suedi. Me siguri rekorde të tjera do të vijnë nga suedezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN