MENU
klinika

Europa League

Sevilla tregohet eskperte, kalon në çerekfinale

06.08.2020 - 20:00

Sevilla edhe njëherë tjetër tregon se është eskperte e Europa League. Pasi e ka fituar 5 herë këtë kompeticion, më shumë se kushdo tjetër, kalon në çerekfinale të këtij sezoni, duke mposhtur 2-0 Romën, një nga skuadrat pretendente.

Ndeshja e luajtur në Duisburg është vendosur në pjesën e parë. Spanjollët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me një aksion të bukur individual të Reguilon dhe kanë siguruar kualifikimin në minutën e 44-t me golin e shënuar nga En Nesyri.

Roma e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Mancini në fundin e takimit. Sevilla do të luajë në çerekfinale kundër fituesit të çiftit Olympiacos-Wolves.

Kalon në çereknale edhe Bayer Leverkusen, që ka mposhtur 1-0 Rangers në BayArena. Ndeshja është vendosur nga një gol i Diaby në minutën e 51-të, por gjermanët e kishin hipotekuar kualifikimin në çerefiknale falë fitores 3-1 të marrë në ndeshjen e parë në Glasgou. Gjermanët do të ndeshen me Inter-in në çerekfinale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN