MENU
klinika

Premier League, Java 2

Arsenal fiton derbin dhe merr kreun

19.09.2020 - 22:03

Arsenal ka marrë një fitore të vuajtur kundër West Ham-it me rezultatin 2-1 në shtëpi. Fitorja e dytë radhazi për djemtë e trajnerit Mikel Arteta që kalojnë një kundërshtar të vështirë në shtëpi.

“Topçinjtë” dominuan kundërshtarin në pjesën e parë ku arritën të shënon me Lacazette në minutën e 25′ për 1-0. Sulmuesi gabonez shpërbleu skuadrën e tij pas një aksioni fantastik.

Auba pasoi për shokun e skuadrës dhe francezi nuk gaboi me kokë duke dërguar topin në rrjetë. West Ham gjeti forcë të reagonte në fundin e pjesës së parë me Antonion. Lojtari i miqve dërgoi topin në rrjetë pas hutimit të lojtarëve të Artetas.

Pjesa e dytë pa një Arsenal të gjithin në sulm, por sda u zgjidh vetëm në fundin e takimit. Ishte Nketiah që mori një pasim fantastik nga Ceballos në të 85′ që dërgoi topin në rrjetë. Spanjolli e nxori me portën e boshatisur dhe i riu nuk gaboi për 2-1. Arsenali vazhdon kampionatin me pikë të plota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN