MENU
klinika

Serie A, Java 2

Atalanta turpëron Lazion në “Olimpico”

30.09.2020 - 21:47

Atalanta ka marrë një fitore mbresëlënëse në stadiumin “Olimpico” ndaj Lazios, në shifrat 4-1. Një sukses që pak pritej, Gjimshiti mposht Strakoshën, me dy kuqezinjtë ishin titullarë sonte.

Atalanta e ka nisur menjëherë shpejt dhe me gol, teksa Robin Gosens ka realizuar golin e parë. Ishte një kundërsulm i shpejt i ekipit bergamask, ku pas një këmbëngulje në zonë djemtë e Gasperinit kanë gjetur rrjetën duke mposhtur Strakosha me holandezin.

Lazio duket e përgjumur. Pas golit të Gosens, është Hateboer, mesfushori tjetër i krahut, ai që gjen rrjetën dhe mposht Strakoshën në 32’. Sikur të mos mjaftonte, ka ardhur edhe goli i kapitenit Gomez, që refuzoi miliardat e Arabisë këtë merkato dhe shënoi golin e tretë në 41’. Mbyllet 0-3 pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit, që shpërblehen në minutën e 58’, kur Caicedo ngushton në 1-3. Por pa kaluar as 3 minuta, është Gomez që ndëshkon sërish Lazion. Përfundon 1-4 për Atalantën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejt shtyrjes vetëm dy ndeshje

Nuk ka ndërprerje apo ndalesë të Serie A