MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 2

Ballkani nuk fal edhe në të dytën, merr kreun

23.09.2020 - 17:54

Edhe pse Drita ende nuk ka zhvilluar ndeshjen e parë (do të luajë nesër në Europa League me Legia Ëarshaë), është mbyllur java e dytë e Superligës në Kosovë, teksa janë luajtur dy takime.

Duele interesante mes skuadrave me pretendime serioze për titullin kampion në këtë sezon në Kosovë. Bie në sy fitorja e Ballkanit me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike ndaj Feronikelit, ku këta të fundit kanë humbur edhe penallti.

Mirlind Daku, ish-sulmuesi i Kukësit në sezonin e shkuar, ka shënuar 3 gola, duke qenë padyshim një nga më të dalluarit në fushë për të dy ekipet. Ndërkohë që në ndeshjen tjetër, Llapi është mundur në fushën e vet nga skuadra e Gjilanit të vlonjatit Gentian Mezani.

Tri pikë që gjilanasit i kanë merituar dhe kanë fituar në saj të golit të Darko Nikaç, ish-sulmuesit të Teutës së Durrësit. Pas dy javësh kryeson me pikë të plota Ballkani, ndjekur nga Prishtina dhe Arbëria me nga 4 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Superliga e Kosovës, Java 2

Debutuesit ndalin Prishtinën pretendente