MENU
klinika

Superkupa e Gjermanisë

Bayern thyen Dortmund, merr trofeun e 5-të me Flick

30.09.2020 - 21:27

Bayern Munchen nuk ka të ndalur. Pavarësisht se u mposht në fundjavën e kaluar, kur vjen rasti për trofe, nuk fal. Bavarezët fituan 3-2 ndaj Dortmund në Superkupën e Gjermanisë, duke marrë trofeun e pestë radhazi nën drejtimin e Hansi Flick.

Bayern-it i janë dashur 18 minuta që të gjejë golin e parë. Një kundërsulm i shpejtë ka bërë që skuadra e Hansi Flick të kapë verdhezinjtë të papërgatitur dhe Tolisso të dërgojë në rrjetë një top të bukur të ardhur nga krahu i djathtë.

Kampionët e Europës kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 32-të. Goli i dytë është realizuar nga Muller, i cili ka lënë në vend portierin Hitz me një goditje të bukur me kokë. Protagonist edhe Davies me një krosim perfekt nga e majta.

Megjithatë, 7 minuta më pas, pas një gabimi në mesfushë të lojtarëve të Bayernit, Haaland pason bukur për Brandt, i cili mposht portierin Neuer. Bayern ka dy shanse në fund të fraksionit të parë, por mbyllet 2-1 në favor.

Në të dytën, në 55’, tjetër gabim i mesfushës bavareze dhe Haaland del i vetëm përballë Neuer dhe nuk fal për 2-2. Vetëm pak minuta më pas sërish Haaland shfaqet i vetëm, por këtë Neuer e neutralizon. Për të ardhur në 82’, pas një kombinimi perfekt Kimmich-Lewandowski, i pari gjuan dhe pret portieri, por goli hyn aksidentalisht. Mbyllet 3-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN