MENU
klinika

Liga e Kombeve

Dy perla të CR7, Franca “imiton” finalen e Botërorit

08.09.2020 - 21:45

Super ndeshje e Cristiano Ronaldos me Portugalinë, teksa me dy golat e tij i jep fitoren skuadrës. Portugalia dhe Franca kryesojnë më pikë të plota Grupin 3 të Ligës A të Nations League pas dy javëve të para.

Portugezët kanë mundur 2-0 Suedinë falë një dygolëshi magjik të Cristiano Ronaldo-s. Ylli portugez është bërë lojtari i vetëm në historinë e futbollit që realizon 100 ose më shumë gola për kombëtaren e një vendi europian, më saktë, ka 101 gola, 8 larg rekordi që mbahet nga Ali Daei i Iranit.

Suedezët kanë luajtur me një lojtar më pak nga minuta e 44-t pas kartonit të dytë verdhë të marrë nga Svensson. Ndërkohë Francë-Kroaci, një përsëritje e finales së Botërorit 2018, është mbyllur me një tore 4-2 të francezëve, ashtu siç ka ndodhur dy vite më parë në Rusi.

Kanë qenë kroatët që kanë kaluar në avantazh me Lovren në minutën e 17-të. Gjelat janë kundërpërgjigjur me dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë. Griezmann ka barazuar llimisht për kampionët e botës dhe Livakovic i ka dhuruar avantazhin Francës me një autogol të pafat.

Kroatët nuk janë dorëzuar dhe kanë gjetur golin e barazimit në llimin e pjesës së dytë me Brekalo , por Gjelat kanë arritur të sigurojnë tri pikët falë golit të Upamecano-s dhe penalltisë së Giroud.

Belgjika ka marrë një fitore bindëse 5-1 kundër Islandës në raundin e dytë të Nations League. Një fitore kjo që i ka dhënë belgëve kryesimin e Grupit 2 të Ligës A.

Ndeshja ka filluar me një gol të miqve në minutën e 11-të, por vendasit kanë arritur ta përmbysin rezultatin që në pjesën e parë me Ëitsel dhe Batshuayi-n.

Mertens, përsëri Batshuay dhe Doku kanë qenë autorët e golave të shënuar në pjesën e dytë. Pas tyre renditet Anglia, që nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në fushën e Danimarkës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak