MENU
klinika

NBA, play-off

Hapen llogaritë edhe në Konferencën e Perëndimit

23.09.2020 - 09:23

Hapen finalet edhe në Konferencën e Perëndimit. Kjo pasi Denver Nuggets ftoi 114-106 ndaj Los Angeles Lakers në finalen e tretë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke rihapur garën për titullin kampion.

Tashmë Lakers udhëheqin 2-1 me ndeshje, ndërkohë që po 2-1 udhëheq edhe Miami ndaj Boston në Lindje. Sfida e tretë mes Lakers dhe Denver u dominua shimicën e kohës nga Nuggets, që u shkëputën deri në 20 pikë në periodën e katërt.

Në fund, Lakers tentuan të befasojnë, por pa sukses. Murray realizoi 28 pikë e 12 asist për Denver, mbështetur nga Grant me 26 pikë e Jokic me 22 pikë e 10 rebound, një trio që bëri diferencën në parket. Për Lakers, LeBron James e Davis realizuan 57 pikë së bashku, të pa mbështetur si duhet nga pejsa tjetër e ekipit.

Konferenca e Lindjes – Finale play off

Miami Heat – Boston Celtics 106-117 (2-1)

Konferenca e Perëndimit – Finale play off

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 106-114 (2-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN