MENU
klinika

Presioni i tifozëve

Lokalet mbyllen në 22:00, orare të reja në Premier League

23.09.2020 - 16:35

Pandemia vijon të ndikojë në jetën tonë në të gjitha aspektet. Ndeshja Arsenal-Liverpool, e programuar të luhej në orën 20:15 me orën e Anglisë, do të luhet në orën 20:00. Vendimi i qeverisë britanike për të mos lejuar baret dhe lokalet hapur pas orës 22:00, ka bërë që organizatorët të ndryshojnë orarin e fillimit të ndeshjes.

Populli anglez njihet si një popull që e ndjek shumë futbollin, sidomos në bare dhe lokale. Vendimi i qeverisë për t’i mos i lejuar hapur pas orës 22:00, ka krijuar pakënaqësi te tifozët, të cilët ankohen se do humbasin minutat e fundit të sfidës.

Në këtë mënyrë është marrë vendimi që ndeshja mes Arsenal dhe Liverpool të luhet në orën 20:00 dhe jo në 20:15, siç ishte programuar në fillim. Drejtuesit e Premier League po mendojnë që edhe ndeshje të tjera të afrohen, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fituesi shpallet më 1 tetor

UEFA nominon tre më të mirët e vitit