MENU
klinika

Karriera brilante e portugezit

Mourinho mbush “20 vjeç”, 25 tituj si trajner

23.09.2020 - 16:21

Kanë kaluar 20 vjet që kur Jose Mourinho u bë trajneri i parë i një skuadre futbolli. Në vitin 2000 ai mori drejtimin e Benficas. Shumë gjëra kanë evoluar prej asaj kohe, që nga ngjyra e flokëve dhe disa rudha, por Mou ka të njëjtat parime, të njëjtin pasion, asgjë nuk ka ndryshuar në punën e tij.

Si futbollist nuk ka shkëlqyer, por si trajner po. Përmes shumë ngritjeve, disa uljeve, tetë titujve të kampionatit dhe dy kurorave të Ligës së Kampionëve, 57-vjeçari nisi sezon e ri në Premier League. Mourinho këmbëngul se ADN-ja e tij nuk ka ndryshuar që nga ajo ditë 20 vjet më parë, ku ai mori detyrën nga legjendari Jupp Heynckes në Lisbonë.

Dy vitet e para nuk ishin shumë të suksesshme, por më pas vijoi karriera brilante e një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit. Mori drejtimin e Portos në vitin 2002 dhe e shpalli kampion në Portugali 2 herë radhazi, fitoi Kupën UEFA dhe më 2004 fitoi Champions League, duke triumfuar me një skuadër të vogël krahasuar ndaj pretendentëve të mëdhenj.

Chelsea e merr menjëherë në vitin 2004 dhe e mban deri në 2007, duke i dhënë dy tituj kampionë dhe një kupë Anglie, Bluve të Londrës. Karriera pastaj vazhdon tek Inter. Dy tituj kampionë dhe që kompletohet në vitin 2010 me tripletën e famshme. Ky është kulmi i karrierës, që e arrin në 10 vjeçarin e parë si trajner.

Më pas kalon te Real Madrid. Ndonëse nuk shkëlqeu si më parë, te Los Blancos fitoi një titull dhe një Superkupë të Spanjës. Rikthimi në Premier League te Chelsea u shoqërua me një tjetër titull në vitin 2015. Për të marrë drejtimin e një tjetër gjiganti si Manchester United.

Plot polemika, por Djajtë e Kuq fitojnë Europa League nën drejtimin e tij, një trofe që mungonte në palmaresin e klubit. Tashmë po drejton Tottenham, të shohim cfarë trofeu do t’u japë Spursave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Qava për herë të parë”

Humbja që Mourinho u përlot pas ndeshjes…