MENU
klinika

“Qava për herë të parë”

Humbja që Mourinho u përlot pas ndeshjes…

02.05.2020 - 14:42

Trajneri portugez Jose Mourinho ka shkruar historinë e tij në botën e trajningut dhe padyshim rendites mes më të mirëve të historisë. Megjithatë, edhe ai ka pasur dështimet e tij. Një nga këto është 25 prill 2012, që Mourinho nuk do ta harrojë kurrë.

Luzitani, atëherë ishte trajner i Real Madridit dhe skuadra e tij u eliminua në gjysmënalen e Champions-it nga Bayern Munich. Pasi humbën ndeshjen e parë 2-1, merenguesit arritën ta vendosnin situatën në barazpeshë.

Brenda mureve të “Bernabeu” më pas iu desh të dorëzoheshin në “ruletën” e penalltive për shkak të gabimeve të Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos. Mourinho, në një intervistë për “Marca”, pranoi se ajo ishte humbja e vetme në karrierën e tij si trajner, që e përloti, e bëri të qajë vërtet:

“Futbolli është për fat të keq edhe i tillë. Cristiano, Kakà dhe Sergio Ramos janë tre futbollistë autentikë, nuk ka dyshim për këtë, por janë gjithashtu qenie njerëzore. Kjo ishte hera e vetme në karrierën time që qava, pas një humbjeje”.

“Special One” zbuloi edhe një sfond tjetër të asaj mbrëmjeje: “Më kujtohet mirë që Karanka dhe unë ishim para shtëpisë time në makinë duke qarë. Ishte shumë e vështirë, sepse në atë sezon (2011-2012), ne vërtet ishim më të mirët”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk e shijoj kohën e lirë"

‘Zbrazet’ Mourinho: Jam zjarr përbrenda!