MENU
klinika

Bavarezët falënderojnë kroatin

Perisic largohet nga Bayern, kthehet tek Inter

09.09.2020 - 16:26

Bayern Munchen i ka dhënë lamtumirën Ivan Perišić. Pas një viti në huazim, përfaqësuesi kroat kthehet tek Inter, ku ka një kontratë deri në 2022. Zikaltrit nuk pranuan asnjë ofertë dhe kërkuan që kroati të kthehej në Milano.

Hasan Salihamidžić, drejtor sportiv i FC Bayern, pohoi: “Ivan është sjellë shumë profesionalisht gjatë vitit të kaluar dhe ai ishte një anëtar i rëndësishëm i ekipit tonë dhe luajti rolin e tij në fitimin e Bundesligës, Kupës DFB dhe Champions League. Ne i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen.”

Ndërsa trajneri Hansi Flick shtoi: “Unë do të doja të falënderoja Ivanin për performancat e tij dhe kontributin e tij për të fituar tripletën. Ne ishim shumë të lumtur që punuam me të. Ju i patë cilësitë e Ivanit, në veçanti në turneun finale të Champions League në Lisbonë.”

Perišić, tashmë 31 vjeç, bëri 35 paraqitje për Bayern, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë 10 asistime. Gjithsesi, kroati do të kthehet tek Inter dhe do të vijojë punën me Antonio Conten, i cili duket se është bërë pishman që lejoi huazimin një vit më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN