MENU
klinika

Roland Garros

Pretendentët kalojnë pa probleme turin e parë

29.09.2020 - 09:22

Në ndeshjet e ditës së dytë në Paris, në ndeshjet e raundit të parë të grand slam të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm në botë i fushave me dhè në tenis, nuk ka pasur surpriza.

Rafael Nadal, kampioni në fuqi, fitoi me lehtësi ndaj bjellorusit Egor Gerasimov me rezultatin 3-0 (6-4, 6-4, 6-2), duke avancuar më tej. E njëjta situatë me austriakun Dominic Thiem, fitues në US Open dy javë më parë. Ai fitoi 3-0 (6-4, 6-3, 6-3) ndaj kroatit Marin Cilic.

Nuk ka surpriza as te femrat, teksa fitojnë Serena Williams e Petra Kvitova. Tenistja amerikane mundi 2-0 (7-6, 6-0) patrioten e saj K.Ahn, ndërsa çekja mundi po 2-0 (6- 3, 7-5) francezen O.Dodin. Në raundin e dytë avancon edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, por u eliminua ajo gjermane Angelique Kerber.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN