MENU
klinika

E thotë Zv.Ministri i Shëndetësisë

Serie A kthen 1/3 e tifozëve në stadiume

23.09.2020 - 20:45

Serie A bëhet gati të hapë dyert për mijëra tifozë. Jo vetëm 10% e kapaciteteve të stadiumeve, por më shumë, siç tregoi sot zëvendësministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sileri.

“Në momentet kur ruhen dy metra distancë sigurie nga një person të tjetri, me rregulla të sakta, ndalohen përqafimet, përdoret maska dhe higjenizues të tjerë, unë mendoj se prania e tifozëve në stadium mund të shkojë deri në një të tretën e kapacitetit të stadiumit.

Në rastin e stadiumit “Olimpico” të Romës, i cili mund të mbajë deri në 80 mijë persona, mendoj se prania në ndeshje mund të arrijë në 20-25 mijë njerëz”, – theksoi ai.

Një lajm i mirë për Serinë A, e cila ka humbur të ardhura të ndjeshme si pasojë e problemeve financiare që rodhën nga mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumeve pas ndalesës për shkak të COVID-19. Të gjitha klubet italiane kanë kërkuar thuajse njëzëri kthimin e tifozëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet presidenti i Federatës Italiane

“Shkollat u hapën, pse stadiumet mbyllur?”