MENU
klinika

Shorti në Europa League

Tirana mëson kundërshtarin në play-off

18.09.2020 - 13:15

Sot është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për fazën play-off të Europa League. Në ndarjen që është bërë, Tirana ka shmangur një përballje me serbët e Crvena Zvezdës, por edhe me Dinamo Brest.

Bardheblutë do të përballen me zviceranët e Young Boys, një rival shumë i fortë, kampionë vitet e fundit në Zvicër. Young Boys është një rival i njohur për shqiptarët, pasi ka qenë në grup me Skënderbeun në Europa League. Natyrisht, zviceranët janë favoritë, por Tirana është përforcuar shumë këto kohë dhe mund të surprizojë.

Ndeshja do të luhet më 1 tetor, aty ku bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo do të kërkojnë historinë për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e cila do të ishte për herë të parë në histori të klubit të Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN